Home / Teknologji / Galaxy Note 7 evakuon edhe avionin

Galaxy Note 7 evakuon edhe avionin

Një avion i Southwest Airlines në SHBA gati për tu nisur, është evakuar në aeroportin e Louisville për shkak të tymit që dilte nga një telefon Samsung.

Kompania koreanojugore, kompania ajrore dhe Aviacioni Federal amerikan nuk e kanë konfirmuar ende llojin e celularit, por një grua ka rrëfyer për The Courier Journal të Louisville se bëhet fjalë për telefonin Samsung Galaxy Note 7 të bashkëshortit të saj. Telefoni u tërhoq nga tregu një muaj më parë për shkak të problemeve me baterinë dhe Samsung ka nisur një program zëvendësimi.

Sipas gruas, telefoni që mori flakë është zëvendësuar dy javë më parë. Fatmirësisht asnjë person në bord nuk është lënduar, përveçse është dëmtuar moketi i avionit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: