Sporti

“Rusia ’18”: Kroacia shpartallon Kosovën 6-0

Kosova ka pësuar humbje turpëruese në stadiumin ‘Loro Boriçi’, duke u mposhtur 6:0 nga Kroacia.

Kosova është treguar e pafuqishme ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të Grupit I, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja e Kosovës nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, ku pranuan gol në minutën e gjashtë të ndeshjes. Mario Mandzukiq ishte ai që tronditi Dardanët, i cili shënoi edhe dy tjera në pjesën e parë (24’ dhe 35’).

Në pjesën e dytë, Kosova e nisi mirë ndeshjen, por ekipi i Albert Bunjakit nuk arriti të gjejë rrugën drejt portës, edhe përkundër rasteve që krijuan, po ashtu edhe në pjesën e parë.

Sidoqoftë, djelmoshat e Kosovës pranuan edhe tre të tjera në pjesën e dytë. Matej Mitrovic, Perisic dhe Kalinic shënuan për rezultatin përfundimtar 6:0.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button