Sporti

Largohet Sormani. Sulejman Starova, trajneri i ri i Partizanit

Adolfo Sormani nuk është më trajneri i Partizanit. Lajmi bëhet i ditur nga klubi kryeqytetas në faqen zyrtare të internetit, ku theksohet se divorci ka ardhur pasi palët kanë rënë dakord për të ndjekur rrugë të ndryshme.

“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova”, thekson Partizani në komunikatën zyrtare.

Ishte data 1 korrik kur klubi kryeqytetas prezantoi trajnerin italian Adolfo Sormani, por pas 2 muajve e gjysmë, 51-vjeçari nuk arriti të mbijetonte në stolin e skuadrës, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Chamions League.

Pas 5 javëve të para të Kategorisë Superiore, Partizani renditet në vendin e 3 me 8 pikë, 7 më pak se Skënderbeu kryesues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button