Te ndryshme

Barack Obama kërkon punë

Nga 20 janari i ardhshëm Barack Obama nuk do të jetë më kreu i Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht që do të kërkojë një punë të re.

Në emisionin e njohur amerikan “Late Show”, ai ka zhvilluar një intervistë pune përballë Stephen Colbert, edhe pse është e vështirë të gjesh një punë në oshën 55-vjeçare.

“Nuk shoh ndonjë promovim në këto vitet e fundit. mund të ma shpjegoni këtë”, e pyet Coblert.

“Kam lidhur marrëdhëniet me Kubën gjatë këtyre viteve”, përgjigjet Obama.

“A keni fituar ndonjë çmim apo rekomandim?”, vijon Colbert.

“Kam fituar çmimin Nobel”, përgjigjet presidenti.

“Vërtetë?! Po për çfarë?”, e pyet Colbert në rolin e punëmarrësit.

“Të jem i ndershëm, ende nuk e di”, thotë Obama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button