Te ndryshme

ParALdokse

Nga Lutfi Dervishi

Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:30 ka ditë dielli për të gjithë dhe falas!

Ankohen se nuk ka ujë kur ujin mund ta blesh në çdo dyqan!

Ankohen se nuk ka punë kur ja ku është Italia dhe Gjermania kanë 33 vjet që kanë hapur dyert për shqiptarët!

Ankohen se nuk ka rend kur rendin në çdo vend të qyteteruar e vendosin qytetarët!

Ankohen për kriminalitetin e lartë, por thonë se “burgu për burrat është”

Ankohen për pensionet dhe rroga të vogla, kur leku çdo ditë e çdo orë po mposht euron e dollarin!

Ankohen për ndertimet e kullave, kur kullat janë ndertuar tradicionalisht që nga koha e të madh it Skenderbe!

Ankohen për mjekësinë kur ka farmaci çdo 17 metra

Ankohen për indiferencën publike kur rrinë gjithë ditën në kafe!

Ankohen nga vapa dhe shuajnë etjen me raki!

Ankohen për drejtësinë dhe i thurin këngë KLP-së!

Ankohen për cënimin e të drejtave, por lavderojnë kohën e Enverit!

Ankohen se qeveria është e korruptuar
dhe shajnë të korruptuarin që nuk ka ditur të vjedhë pa u diktuar

Ankohen për korrupsionin, por duan te punojnë në shtet se “po nuk rrodhi, do të pikojë”

Ankohen se qeveria nuk i dëgjon kur kanë çdo mëngjes Bashkimin te ABC News!

Ankohen për të huajt se po fusin hundës aty ku nuk i takon, por kërkojnë që të huajt t’ia mbledhin qeverisë!

Ankohen për qeverinë dhe fajin ia veshin opozitës!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button