Home / Rajoni / Maqedonia / Në Manastir mbahet konferencë ndërkombëtare ndërfetare

Në Manastir mbahet konferencë ndërkombëtare ndërfetare

Në qytetin e Manastirit do të mbahet konferenca e katërt ndërkombëtare për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues, në kuadër të Agjendës globale të Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO, për dialog në mes të civilizimeve dhe Dekadës së UNESCO për paqe në mes të kulturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë më shumë se 150 përfaqësues nga të gjitha religjionet e botës, OJQ-të, ekspertë dhe profesorë nga e tërë bota.

Konferencë do të hapë punimet e saj më 3 nëntor, ndërkaq aktivitetet do të zgjatin deri më 5 nëntor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: