Ekonomia

Meta me deputetin çek: Të nxisim raportet ekonomike dhe tregtare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg me të cilin vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin ndërparlamentar.

“Marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, por mendoj mund të bëjmë më shumë për nxitjen e raporteve ekonomike dhe tregtare dhe në këtë kuadër çmojmë kontributin tuaj të vyer”, nënvizoi Meta.

Nga ana e tij, Schwarzenberg u shpreh se ishte i lumtur që ndodhej në Tiranë dhe i befasuar me përparimin e madh të Shqipërisë.

“Sa herë vij në Shqipëri e gjej gjithnjë e më të zhvilluar”, u shpreh ai , duke vlerësuar njëkohësisht rritjen e numrit të të rinjve çekë që vizitojnë Shqipërinë, të cilët mrekullohen jo vetëm me bukuritë, por veçanërisht me mikpritjen shqiptare.

Meta theksoi se vizita e Schwarzenberg kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e Çekisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit.

Schwarzenberg u shpreh se “pavarësisht sfidave që po kalon Bashkimi Evropian, procesi i zgjerimit dhe i integrimit të të gjithë vendeve të Ballkanit duhet përshpejtuar dhe në këtë drejtim duhet avancuar me axhendën e reformave ambicioze të ndërmarra siç është ajo e sistemit të drejtësisë”.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se kjo reformë do të zbatohet ndaj dhe procesi i Vetingut është shumë i rëndësishëm të bëhet në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë, dukë vënë në dukje gjithashtu se nevojitet më tepër përgjegjshmëri nga palët politike me qëllim që procesi i reformës të jetë sa më pak pjesë e debateve konfliktuale politike të brendshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button