Home / Kronika / Duam ndihmë…! Fluks i pazakontë telefonatash në 112

Duam ndihmë…! Fluks i pazakontë telefonatash në 112

Situata e krijuar nga përmbytjet ka krijuar mbingarkesë edhe në sallën e komandimit në Policinë e Tiranës.

Sipas statistikave të gjeneruara nga sistemi i numrit unifikues 112, rezulton se deri në orën 11:30, punonjësit e Sallës së Komandimit kanë marrë plot 3737 telefonatave, nga qytetarë që kanë nevojë për ndihmë.

Telefonatat janë në rritje, duke numëruar 880 telefonata të tjera nga intervali kohor 11:30 – 12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike.

“Po të bëjmë një krahasim me sistemin e vjetër, që ishte numri 129, nga këto telefonata, do të humbnin rreth 85% e tyre. Këshillojmë të gjithë qytetarët që të telefonojnë për çdo emergjencë apo arsye tjetër në numrin 112”, deklaron Policia e Tiranës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: