Home / Rajoni / Maqedonia / Potencialet turistike të Maqedonisë para 150 agjencive turistike nga Britania e Madhe

Potencialet turistike të Maqedonisë para 150 agjencive turistike nga Britania e Madhe

Rreth 150 agjenci turistike nga Britania e Madhe patën mundësi të njihen me potencialet turistike të Maqedonisë në kuadër të Destination Showcase, ngjarje që e organizoi depoja elitare Travel Weekly e panairit të madh për turizëm në Londër World Travel Market 2016 (WTM).

Në Destination Showcase u prezantua edhe mundësia që e ofron Maqedonia për subvencionimin e qarkullimit të huaj turistik.

WTM u mbajt nga 7 e deri më 9 nëntor, me 5.000 pjesëmarrës nga tërë bota dhe 50.000 profesionalistë (kompani, organizata, institucione, media, investitorë) nga industria turistike botërore. Në organizim të Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit (APMT) edhe Maqedonia kishte stendë në të cilën ofron histori, kulturë, arkeologji, gjueti, peshkim, turizëm rural “klasik” si dhe pjesë të traditës.

APMT, siç kumtoi, ka realizuar shumë takime me tur-operatorë britanikë: Thomas Cook, Flight Center Business Travel, Darrel James Travel, Gem Travel, Reliance Tours, Your Holiday Booking, Euro Japan Holidays, STA Travel, CJL Travel, Blue Stone Travel, Burwood Travel, Bright Sun Travel, Affordable Luxury Travel, Crystal Travel, Peoples Travel, Star Travel,…

Gjatë panairit, Agjencia mori pjesë edhe në Aligned Advocacy Dinner të organizuar nga Pacific Asia Travel Association në të cilën drejtoresha Lepa Kërstevska ishte folëse kryesore e cila u drejtua në emër të të gjitha vendeve ballkanike, duke folur për rajonin si destinacion turistik për tregun aziatik. Në darkë ishin të pranishëm sekretari i përgjithshëm i Organizatës turistike botërore Tabel Rifai, ministra të turizmit nga tërë bota, turoperatorë të njohur botërorë dhe përfaqësues nga institucione turistike kombëtare të Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.