Home / Sporti / Kosova gjendet e fundit në Grupin I pas humbjes 2:0 nga Turqia

Kosova gjendet e fundit në Grupin I pas humbjes 2:0 nga Turqia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e tretë me radhë në Grupin I. Në ndeshjen e sotme që Kosova e zhvilloi si mysafirë ndaj turqis, Kombëtarja e Kosoves humbi 2:0 duke cuar numrin e gola në 11 të pësuar dhe asnjë të shënuar në tre ndeshjet e fundit.

Kosova është dorëzuar ndaj Turqisë. Pas 50 minutave të mira në stadiumin ‘Antalya’, djemtë e Kosovës kanë pesuar 2 gola në 4 minuta. . Për 1:0 shënoi Burak Yilmaz në minutën e 51’të dhe 55′ realizoi Volkan Sen.

Albert Bunjaki ka treguar pse nuk bëri asnjë zëvendësim për 93 minuta kundër Turqisë.

Përzgjedhësi Bunjaki tha se nuk kishte një lojtarë që zbërthente skuadrën kundërshtare, pasi lojtarët më të shpejtë i kishte në fushë.

“Mungesa e Bernard Berishës dhe disa lëndimeve, nuk kemi pas një zbërthyes në lojë. Ne kemi luajtur me kundërsulme dhe kemi pas nevoje për lojtarë të shpejtë”, tha Bunjaki pas ndeshjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: