Home / Parlamentare / Mosdekretimi i Shefit të Shtabit nga Nishani, debate në Komisionin e Sigurisë

Mosdekretimi i Shefit të Shtabit nga Nishani, debate në Komisionin e Sigurisë

Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate sa i takon buxhetit për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Në një seancë dëgjimore para deputetëve të Komisionit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka sqaruar ecurinë e këtij procesi.

Më pas debati ka kaluar nga buxheti te refuzimi nga ana e presidentit Nishani për t’i dhënë një mandat të tyre Jeronim Bazos në krye FA.

DEBATET

Braho: Në Sazan del tym që do thotë se bëhet stërvitje. Ti e shkrep ndonjëherë po këta policët e Saimir Tahirit ehë…

Kodheli: Në 2017 kemi objektiva ambicioze. Do dyfishojmë misionet në Afganistan. Dhe në KFOR. Sot në mesdite anija “Oriku” do të niset në Egje në ndihmë të emigrantëve nga lindja e mesme. Do të kemi rritje 5-7% të pagave të ushtarakëve. Kjo është rritja e parë që pas të 2014-ës. Do modernizojmë Forcat e Armatosura. Sasia prej 5 mijë armësh automatike që do marrim nga Italia vlen 10 mln euro. Italia e ka kaluar me ligj në parlamentin italian. Besoj miratohet ditët e para të dhjetorit. Do blejmë mjete të blinduara, sepse tani lëvizim me mjete të lehta. Brenda 10 ditësh do lidhim marrëveshje me SHBA për 250 mjete të blinduara.

Dogjani: Rritja e pagave është e papërfillshme, një nënoficer 30 mijë lekë.

Braho: Nga këto armët që dhurojnë italianët më del 2 mijë euro 1 pushkë…

Kodheli: Aq është.

Braho: Përbën problem për Forcat e Armatosura mosdekretimi nga Nishani i Bazos?

Kodheli: Presidenti Nishani ka tagrin e vet të refuzojë. Nuk jam njoftuar zyrtarisht për refuzimin. Refuzimi i shkon kryeministrit.

2 comments

  1. bujar nishani i sherben fashizmit te sali Berishes.

  2. Nuke po shohe gjekundi, aresyet e mosedekretimit nga presidenti Nishani, per gjeneral Bazen. Mose , k mosedekretim , lidhet me porosite qe mer Nishani nga pd, apo Sali Berisha i cili e ka emeruar Nishanin ne kete poste me 71 vota, pa mratimin e opozites. Me vjen mire e ushtria e vendit Time, po mdernizohet dhe kushtet ekonomike te ushtarakeve, po vine gjithnje ne ritje. Fuqizimi i ushtrise me arme te reja deshmone, jo vetem per forcimin e miqesise me aleatin strategjike, SHBA, Pore edhe me Italine Fqinje, e cila ka mjafte probleme ekonomike dhe gjene mundesine, ti dhuroje shtetit tone 5000 arme automatike te lohes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.