Home / Ekonomia / Varfëria e moderuar, BB: Këtë vit 45.3 % shpenzuan vetëm 5 USD në ditë

Varfëria e moderuar, BB: Këtë vit 45.3 % shpenzuan vetëm 5 USD në ditë

Banka Botërore ka analizuar së fundmi se varfëria e moderuar vijon të ketë një nivel të lartë në Shqipëri. Çka do të thotë se gati gjysma e popullsisë në vend, apo 45.3 për qind, shpenzojnë vetëm 5 dollarë në ditë në të cilat përfshihen të gjitha shpenzimet si për ushqime, veshmbathje, arsim, shëndet, qira etj.

Gjithashtu banka pohon se mbi 4 për qind e popullsisë jeton në varfëri ekstreme me vetëm 2.5 USD në ditë.

Por rritja ekonomike vendit me ritmet 3 -3.5 % deri në vitin në 2018 pritet të ketë ndikim zbutës në varfërinë e moderuar dhe në atë ekstreme verën BB. Institucioni Financiar Ndërkombëtar parashikon që vitin e ardhshëm, personat që shpenzojnë 5 dollarë në ditë të reduktohet me 0.8%.

Që nga vitet 2000 Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reduktimin e varfërisë së moderuar, e cila në atë kohë përfshinte 65 % të popullsisë. Ndërsa varfëria ekstreme në këto vite ishte rreth 18% .

Por vende të tjera në tranzicion e kanë përmirësuar ndjeshëm raportin e varfërisë së moderuar. Kështu Kazakistani kishte në vitin 2006 rreth 55 % të popullsisë për personat që shpenzonin 5 dollarë në ditë, ndërsa këtë vit ky tregues është 13%.

Banka Botërore pret që ekonomia shqiptare  të ketë një rritje solide në të ardhmen e afërt. Konsumi ka gjasa që të përmirësohet më tej, nga përmirësimi në tregun e punës për shkak të projekteve të mëdha infrastrukturore TAP dhe Statkraft.

Banka vë në dukje se vendit i duhet ende përmirësim në klimën e biznesit dhe reforma për të adresuar NPL e larta, të cilat e pengojnë rritjen e investimeve private dhe konsumin në periudhën afatmesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.