Home / Bota / Komunistët ngrenë armët në Teksas

Komunistët ngrenë armët në Teksas

Një grup me prirje komuniste i quajtur “Red Guard Austin” ka frikësuar shtetin amerikan të Teksasit, pasi u pozicionua përballë një manifestimi të lëvizjes raciste “White Lives Matter”, duke mbajtur flamuj komuniste dhe armë, me fytyra të mbuluara dhe duke treguar pankartat me moton “Make Racist Afraid Again” duke parafrazuar sloganin e fushatës së Donald Trump, “Make America Great Again”.

Bëhet fjalë për një grup që ka vendosur t’u bëjë ballë akteve raciste që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e fundit, të bindur se është e nevojshme të identifikohet dhe luftohet fashizmi.

Përballja në rrugë, që nuk ka arritur ende në episode të dhunshme, është transferuar edhe në rrjetet sociale, me komente kërcënuese.

Aktualisht nuk ka incidente serioze, por prania e tyre e armatosur në rrugët e Teksasit përbën një gradë më shumë në përshkallëzimin e tensionit social që SHBA po jeton që nga fitorja elektorale e Trump.

Leave a Reply

%d bloggers like this: