Bota

Beteja për Detin e Zi/ Pas super tankut, Rusia zbulon edhe super nëndetësen

Pas tankut “Armata”, forcat detare të Rusisë kanë prezantuar një nëndetëse super të sofistikuar, që do të patrullojë në ujërat e Detit të Zi.

Zbulimi i saj vjen në një kohë kur raportohet se Rusia po merr nën kontroll rajonin.

Krerët e Kremlinit premtuan se kjo super nëndetëse nuk do të lejojë kurrë që deti të kthehet në një “lumë të NATO-s” dhe ata besojnë se aleanca ushtarake do të tronditej nëse amerikanët dalin prej saj, siç edhe shumë i druhen.

Sipas një raporti të ri nga Qendra e Analizave të Politikave Europiane, Putin po merr me shpejtësi nën kontroll rajonin.

Në raport thuhet se Putin po forcon pozicionin në Detin e Zi dhe gjatë viteve në vijim do të ketë në dorë një forcë detare shumë më të fortë se ajo e Turqisë.

forcat-ruse

“Rusia kërkon epërsi në Detin e Zi, në mënyrë që të rivendosë dominimin e saj në Euroazi, duke treguar forcën ndaj shteteve të vogla, Ballkanit, Mesdheun Lindor dhe Lindjes së Mesme. Ofensiva në Detin e Zi është pjesë e strategjie anti–NATO, ku forcat detare luajnë një rol tepër domethënës dhe gjithnjë në rritje”, thuhet më tej në këtë raport.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, prej disa kohësh tashmë është shtuar frika se Moska po planifikon të pushtojë shtetet Baltike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button