Home / Te ndryshme / Ja çfarë u gjet brenda varrit të Krishtit

Ja çfarë u gjet brenda varrit të Krishtit

Varri i Krishtit në kishën e Holy Sepulchre në Jeruzalem besohet se është një nga mrekullitë më të famshme të botës. Në vendin e shenjtë besohet se gjendet varri ku ishte i shtrirë trupi i Jezu Krishtit 3 ditë pas kryqëzimit.

Guri i varrit ka qenë i mbuluar me mermer që prej vitit 1555, mbase dhe më shumë, për të qëndruar i mbyllur nga pelegrinët që vazhdimisht i vidhnin pjesët e i mbanin si relikte të shenjta.

PROD-NG_News_Christ-tomb_add_004

Gjatë shekujve që kaluan kisha është shkatërruar dhe është ndërtuar shumë herë, sa u ngjallën dyshime për atë që ajo kishte brenda.

Tashmë shtresa e mermerit është hequr për herë të parë pas 5 shekujsh, duke sjellë një zbulim të mahnitshëm.
Shkencëtarët zbuluan një shtresë të dytë mermeri të cilën askush nuk e dinte që ekzistonte dhe në varr një kryq që besohet se është krijuar në shekullin e 12-të nga Kryqëzatat.

PROD-Church-Of-Holy-Sepulchre-In-Jerusalem

“Pjesa më e bukur për mua ishte kur hoqëm pjesën e parë të mermerit dhe zbuluam se kishte një të dytë”, tha arkeologu Fredrik Hiebert nga National Geographic, i cili ka qenë partner në zbulim.

aPROD-ISRAEL-PALESTINIAN-RELIGION-CHRISTIANITY

“E dyta ishte gri, ndërsa e para e bardhë dhe mes tyre gjendej një kryq i mahnitshëm. S’e kishim as idenë më të vogël që gjendej aty”, shtoi ai.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: