Maqedonia

Gazetari maqedonas paralajmëron shqiptarët: Do ketë gjakderdhje të dielën

Kur na ndajnë edhe tre ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni, një gazetar atje ka habitur me një deklaratë aspak normale.

Gazetari Milenko Nedelkovski në portalin e tij shprehet se do të derdhet gjak ditën e zgjedhjeve, ndërsa shton se maqedonasit duhet të dalin në votim që kutitë të mos mbushen me vota në favor të LSDM-së.

“Të dielën në mënyrë masive duhet që të dilet dhe të votohet. Secili sipas mendjes së tij, moralit, dëshirës, perceptimit.

Në vendimin tuaj askush nuk guxon që të përzihet.

Me fitoren e Trampit ka rënë frika se Bejli do të fle në KSHZ duke i përzier rezultatet nëse janë të afërta.

Rreziku që të dielën të vije deri te mundësia e ndihmës së MPB-së dhe Spasovskit në ambientet shqiptare që të mbushen kutitë e votimit për LSDM­në dhe të ketë incidente, gjakderdhje.

Për këtë arsye të gjithë prej herët në mëngjes duhet të dilni në vendvotime, që të kihet mundësi që cila do matricë e manipulimit t`i largohet nga duart që duan ta rrënojnë shtetin”, shkruan ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button