Gazetari maqedonas paralajmëron shqiptarët: Do ketë gjakderdhje të dielën
Kur na ndajnë edhe tre ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni, një gazetar atje ka habitur me një deklaratë aspak normale.
Gazetari Milenko Nedelkovski në portalin e tij shprehet se do të derdhet gjak ditën e zgjedhjeve, ndërsa shton se maqedonasit duhet të dalin në votim që kutitë të mos mbushen me vota në favor të LSDM-së.
“Të dielën në mënyrë masive duhet që të dilet dhe të votohet. Secili sipas mendjes së tij, moralit, dëshirës, perceptimit.
Në vendimin tuaj askush nuk guxon që të përzihet.
Me fitoren e Trampit ka rënë frika se Bejli do të fle në KSHZ duke i përzier rezultatet nëse janë të afërta.
Rreziku që të dielën të vije deri te mundësia e ndihmës së MPB-së dhe Spasovskit në ambientet shqiptare që të mbushen kutitë e votimit për LSDMnë dhe të ketë incidente, gjakderdhje.
Për këtë arsye të gjithë prej herët në mëngjes duhet të dilni në vendvotime, që të kihet mundësi që cila do matricë e manipulimit t`i largohet nga duart që duan ta rrënojnë shtetin”, shkruan ai