Kronika

Betohen anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

Tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit kanë bërë betimin në Këshillin e Lartë të Drejtëisë.

Ceremonia drejtohej nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani njëherazi edhe kryetar i KLD-së

Të tetë gjyqtarët e përzgjedhur një ditë me parë me short lexuan formulën e betimit, ku zotoheshin se do të ishin të paanshëm dhe do të mbronin dhe bindeshin Kushtetutës

Pas mandatit të fituar 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor do të shmangin procedimin disiplinor pavaresisht shkeljes, ndërkohë është Vettingu që mund të vendosë nëse përberja e kolegjit zgjedhor duhet të pësojë ndryshime.

Mes 90 kandidatëve për Kolegjin Zgjedhor, goglat zgjodhën Artur Malajn, Flamur Shkrelin, Ridvan Hadon, Shkëlqim Mustafën, Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Astrit Kalaja dhe Sotiraq Lunoja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button