Rajoni

Bullgaria nxjerr në shitje dy reaktorë bërthamorë

Bullgaria do të nxjerrë në shitje dy reaktorë bërthamorë të rinj, ndërsa do përfundojë një projekt për ndërtimin e një centrali mbi Danub, njoftoi dje qeveria.

Sofja njoftoi gjithashtu se pagoi 601 milionë euro ndaj gjigantit bërthamor rus «Atomstroyexport» në formë kompensimi për pezullimin në 2012 të këtij kantieri.

Kompensimi u urdhërua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me seli në Gjenevë. Rusia kishte pranuar për të mos kërkuar t’i paguheshin interesat prej 130 000 euro në ditë nëse Bullgaria do të sistemonte pagesën e faturës përpara 25 dhjetorit.

“Ne kemi një platformë dhe kemi dy reaktorë të gjeneratës së re me 1000 megawatt secili” deklaroi sot ministrja e Energjisë, Temenoujka Petkova.

”Ky investim prej 2,6 miliardë leva (1,3 miliardë euro) nuk duhet humbur,
Tre shoqëri, duke përfshirë Kompaninë Kombëtare Bërthamore kineze kanë shfaqur interes për këtë projekt”- shtoi ministrja që mbetet në pritje të nisjes së procedurës së privatizimit për të konstatuar nëse ky interes konfirmohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button