Home / Te ndryshme / Pse gërvishtja e dërrasës së zezë me thonj shkakton rrëqethje?

Pse gërvishtja e dërrasës së zezë me thonj shkakton rrëqethje?

Nëse jeni të ngjashëm me shumicën e njerëzve, ju sigurisht që nuk mund të duroni tingullin që krijon gërryerja e dërrasës së zezë me thonj.

Dhe, sigurisht që kjo ju shkakton rrëqethje vetëm duke e menduar. Kjo zhurmë për veshin është përgjithësisht shqetësuese dhe kjo ka ndikuar që disa shkencëtarë të bëjnë studime rreth kësaj çështjeje.

Kërkimet e studiuesve tregojnë se kjo zhurmë ka frekuenca të njëjta me vajin e foshnjave dhe një britme të një njeriu, duke treguar se këta tinguj janë të lidhur me mbijetesën.

Studimet tregojnë se forma e kanaleve të veshëve të njerëzve, ashtu sikur perceptimet e tyre, irritohen nga tingujt e mprehtë.

Tinguj të tillë që pengojnë shumë janë edhe gërryerja e pjatës me pirun ose kontakti i shkumësit në tabelë.

Sipas studiuesve frekuencat që pengojnë më së shumti veshin e njeriut nuk janë ato më të lartat apo më të ulëtat, por ato ndërmjet 2000 e 4000 hertz dhe veshi i njeriut është më së shumti i ndjeshëm nga ky nivel i frekuencave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.