Kronika

Mot i keq dhe erë e fortë, tragetet e linjës Bari-Durrës u nisën me vonesë

Orët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, erë e fortë dhe reshje dëbore. Porti italian i Barit pezulloi mbrëmë përkohësisht të gjitha lundrimet në pritje të rënies së forcës së detit dhe erës që fryn me drejtim nga verilindja.
Dy tragetet e planifikuara për t’u nisur drejt Durrësit në orën 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës u nisën me rreth 10 orë vonesë pasi  u krijuan kushtet për lundrim.
Ndërkaq nga Porti i Durrësit është nisur drejt Barit natën e së mërkurës vetëm një nga dy tragetet e linjës detare. Trageti tjetër e shtyu disa orë lundrimin duke arritur të niset vetëm në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Kapiteneria e portit sqaroi se shkak i cenimit të grafikut të lëvizjes është situata e krijuar në Portin e Barit dhe mungesa e kalatave për ankorimin e të dy trageteve, ndërsa në Durrës situata detare paraqitet e qetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button