Home / Ekonomia / Administrata doganore arkëton në buxhet 14,707 miliardë lekë në muajin gusht

Administrata doganore arkëton në buxhet 14,707 miliardë lekë në muajin gusht

Dogana-e-Tiranes-525x350Administrata Doganore në muajin gusht arkëtoi në buxhetin e shtetit 14,707 miliardë lekë, ose 2,251 miliardë lekë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2013. Sipas burimeve zyrtare të DPD-së, doganat arkëtuan në buxhet në muajin gusht më shumë të ardhura se në çdo muaj tjetër të këtij viti.

“Muaji gusht 2014 karakterizohet nga rritja e ndjeshme e zhdoganimit të mallrave kryesore të akcizës”, thanë burimet zyrtare.
Konkretisht, në muajin gusht 2014 u zhdoganuan 55 038 ton karburante përkundrejt 43729 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 25.9%.

Në muajin gusht 2014 u zhdoganuan 344.17 ton cigare përkundrejt 302.20 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 13.9%
Gjithashtu në gusht 2014, u zhdoganuan 7122 h/l birrë përkundrejt 6066 h/l të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 17.4%.
Për periudhën tetor 2013 – gusht 2014 janë arkëtuar 138,7 miliardë lekë nga 122,8 miliardë lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë paraardhëse, me një rritje prej 15,9 miliardë lekë, ose 13% më shumë.
‘Ky trend me rritje do të karakterizojë administratën doganore dhe në muajt në vazhdim, ndërkohë që po vazhdohet me insistim lufta kundër kontrabandës, evazionit fiskal si dhe shfaqjeve korruptive”, thanë burimet

Leave a Reply

Your email address will not be published.