Home / Kronika / Fier, rrihte gruan dhe të birin 4 vjeç, prangoset babai dhunues

Fier, rrihte gruan dhe të birin 4 vjeç, prangoset babai dhunues

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 4 vjeçar.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Brunavil V., 31 vjeç, banues në  Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikollogjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.V, 31 vjeçe, dhe sipas kallzimit të saj, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tyre të mitur 4 vjeçar.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.

Leave a Reply

%d bloggers like this: