Home / Kronika / “Gabimet mjekësore”, Beqaj pret deri të hënën sugjerimet e mjekëve

“Gabimet mjekësore”, Beqaj pret deri të hënën sugjerimet e mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mblodhi në një takim pune përfaqësues të Shoqatave të profesionistëve të shëndetit, Presidentët e Urdhërave të profesionistëve të shëndetit dhe shefat e shërbimeve të specialiteteve, ku u diskutua në lidhje me propozimet për rishikimin e dispozitave të caktuara të Kodit Penal të Shqipërisë.

Takimi është në vijim të letrës që drejtuesit e shoqatave i kanë dërguar në datën 23 nëntor 2016 institucioneve më të larta të shtetit, pas diskutimit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë për rivlerësimin e legjislacionit për përgjegjësitë penale të profesionit të mjekëve në takimin me përfaqësues të institucioneve shtetërore e publike që kanë rol në mbarëvajtjen e profesionit të mjekut në datën 7 tetor 2016, si dhe bazuar në projektin e ri që Ministria e Drejtësisë ka hartuar për ndryshimet në Kodin Penal.

Fryma e përgjithshme e kërkesës së komunitetit të profesionistëve të shëndetit është që disa masa ndëshkuese qer penalizojne mjeket ne kryerjen e detyrës të hiqen nga dispozitat e Kodit Penal.

U ra dakord që deri të hënën e ardhshme, 16/01/2017, të priten propozimet me shkrim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: