Home / Arte / Muzike / Berat, nis edicioni i parë i Jazz&Wine

Berat, nis edicioni i parë i Jazz&Wine

Berati2-524x350Festivali i verës dhe muzikës jazz do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 Shtator 2014, në qytetin e Beratit. Një nga synimet e këtij eventi është ringjallja e muzikës Bizantine duke e përshtatur atë me tingullin modern.

Themeluesja e producentja e këtij festivali, Eda Zari theksoi se arsyeja kryesore e zhvillimit të këtij edicioni në Berat është rëndësia historike e kulturore që ky qytet muze ka në botë, i cili ka marrë edhe titullin “ Trashëgimi Botërore” nga UNESCO.

”Kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në Metropole”, shprehet Vasil Tole.

“Ky slogan na motivoi të ndërmarrim këte iniciative për të nisur edicionin Dialogu Kulturor në një djep të lashtë si Berati”, shpjegon Eda Zari.

Ky festival synon sensibilizimin qytetar ndaj vlerave të rralla e muzeale që Berati trashëgon, dëshmitë reale të bashkëudhëtimit tonë europian ndër shekuj si dhe do të shpaloset potenciali muzikal i dy zhanreve, Jazz dhe Iso-Polifoni, të realizuara nga artistë të trojeve shqiptare dhe ndërkombëtarë.

Edicioni i pare i “Jazz&Wine“, manifeston produktet më të spikatura të verës shqiptare dhe rajoneve qëndrore e jugore të Shqipërisë e Kosovës, të cilat konkurojnë dhe në tregjet e huaja me sukses. Në këtë festë vere do të prezantohet dhe rituali i praktikuar prej pesë vitesh në rajon e më gjerë, shtypjen e rrushit

Leave a Reply

Your email address will not be published.