🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.57%
DOW 52,413 ▲0.1%
NASDAQ 26,444 ▲1.05%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,450 ▼ -0.14% ETH $2,344 ▲ +0.43% XRP $1.3216 ▲ +1.68% SOL $100.9300 ▼ -1.3%
S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Muzike

Mal Ratkoceri fiton çmimin e parë të Festivalit , Besa Kokedhima do perfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën “Çmendur”.

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri.

Ndersa Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024! Me këngën “Zemër n’dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës e po ashtu edhe stafin realizuar të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH.

“Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”, u shpreh Besa Kokëdhima.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.