Home / Ekonomia / Gjiknuri: Konsumatorët familjarë nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë

Gjiknuri: Konsumatorët familjarë nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë

ministri-damian-gjiknuri-kuvend-parlament-foltoreMinistri i Tregtisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri deklaroi të mërkurën se Banka Botërore ka aprovuar një paketë financiare për reformimin e sistemit të energjisë elektrike, ndërsa siguroi se reformat nuk do të prekin çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe shtresat në nevojë. Sipas Gjiknurit, gjendja financiare e sistemit energjitik ishte e vështirë dhe vazhdon të mbetet e tillë dhe reformat janë të domosdoshme. “Qeveria po adreson dhe do të adresojë siç duhet problematikën e sistemit të energjisë elektike. Reformat u shtynë për shkak se ne trashëguam një situatë të paqartë juridike në sistemin e shpërndarjes. Zgjidhja e marrëveshjes me kompaninë çeke CEZ, dhënia e statusit të qartë juridik dhe marrja nën kontroll e aseteve të shpërdarjes bënë të mundur hapjen e mundësisë për financime në këtë sektor. Pa zgjidhjen e këtij ngërçi juridik gjendja e sistemit të shpërndarjes së energjisë do të mbetej në kolaps dhe gjendja rregullatore do të mbetej e njëjta dhe situata do të ishte kritike”, deklaroi Gjiknuri. Ministri Gjiknuri siguroi se konsumatorët familjarë dhe shtresat në nevojë nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. (vijon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.