Home / Te ndryshme / Keni ndonjëherë dhimbje në gjoks? Këtë duhet ta dini patjetër

Keni ndonjëherë dhimbje në gjoks? Këtë duhet ta dini patjetër

Gjatë viteve të fundit është vënë re një rritje alarmante e vdekjeve si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Duke qenë një fakt vërtet shqetësuar, studiuesit kanë nisur kërkimet lidhur me shenjat që i paraprijnë një sulmi në zemër, në mënyrë që edhe të merren masat e nevojshme.

Rezultatet e arritura nga studimet kanë qenë të ndryshme.

U vu re se një numër i madh i pacientëve të diagnostikuar me arrest kardiak, kishin krijuar panik pa shkak, por ndërhyrja në kohë dhe kujdesi i menjëhershëm, ka patur rezultat pozitiv.

Sipas mjekëve, dallimi kryesor mes sulmit në zemër dhe të djegurës në zemër, është se sulmi karakterizohet më pas edhe me probleme në frymëmarrje, ndërsa të djegurit në zemër, jo.

Në aspektin mjekësor, të djegurit në zemër dhe sulmi në zemër, duket se kanë tipare të përbashkëta, por faktikisht janë shumë të ndryshëm.

Derisa sulmi në zemër është një sëmundje që ndodh kur ka humbje të furnizimit me gjak në muskulin e zemrës, ndërsa të djegurit është vetëm një simptomë e shkaktuar nga fluksi i acidit të stomakut deri në tubin e ushqimit.

Edhe pse dhimbja shfaqet në gjoks, nuk është e lidhur me zemrën.

Megjithatë, mjekët këshillojnë që të jemi të kujdesshëm në lidhje me shtrëngimet dhe dhimbjet në gjoks, sepse mund të jenë edhe si paralajmërim ose simptomë e sulmit në zemër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: