Ekonomia

Sigurime, TPL-ja, loja me tarifat

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar tarifat e sigurimit të detyrueshëm për përgjegjësitë ndaj palëve të treta kanë pësuar disa herë luhatje, duke mos arritur dot të ruajnë qëndrueshmëri. Aktualisht, një pjesë e shoqërive të sigurimit po tregtojnë polica sigurimi me çmim 10,000 lekë, duke qenë ndjeshëm nën primin e rrezikut të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) e që llogaritet në rreth 13,000 lekë. Sipas disa prej drejtuesve të shoqërive te sigurimit këtu po bëhet fjalë për një ‘luftë për territore’ pasi zyrtarisht ndryshimet nuk janë reflektuar, por ka pasur diferenca në komisionet që marrin agjentët e shitjeve. Qëllimi është realizimi i më shumë të ardhurat në një kohë të shkurtër.

Në mbledhjen e fundit AMF-ja raportoi për marrjen e masave për disa shoqëri sigurimi, për të ciilat nuk jepen detaje. Intersimit të “Monitor” në lidhje me këto masa Autoriteti i është përgjigjur duke argumentuar se: “Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në mbledhjen e datës 3 shkurt 2017, mori 4 vendime që lidhen me marrjen e masave të mbikëqyrjes për 4 shoqëri sigurimi si dhe 1 vendim për Byronë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS).

Referuar rregullores “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, , datë 28.04.2015, Sekretari i Bordit, jo më vonë se 10 ditë nga zhvillimi i mbledhjes, publikon vendimet e miratuara nga Bordi në faqen zyrtare të Autoritetit.

Për vendimet që lidhen me masa ndaj subjekteve ose vendime që përmbajnë të dhëna konfidenciale, Bordi shprehet për mënyrën e publikimit të këtyre vendimeve, në zbatim të nenit 14, pika 22, të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar. Bordi në përcaktimin e mënyrës së publikimit të vendimeve për masat e mbikëqyrjes, duhet të ruajë një ekuilibër ndërmjet të drejtës së informimit të publikut nga njëra anë dhe të drejtës për ruajtjen e konfidencialitetit të subjekteve ndaj të cilëve është marrë masa nga ana tjetër. Për këtë arsye, Bordi vlerëson faktin që publikimi i të dhënave personale të mos rrezikojë seriozisht stabilitetin e tregjeve financiare ose të mos shkaktojë dëme joproporcionale apo serioze për palët e përfshira. Mënyra e publikimit të vendimit, argumentohet dhe shënohet në procesverbal”.

Përsa më sipër, lidhur me masat e marra në këtë mbledhje, Bordi është shprehur që të publikohet vetëm titulli i vendimeve, të cilat gjendet në faqen zyrtare të AMF-së”.

Në fakt, ndryshimi i tarifave u konstatua edhe në muajin dhjetor, ku shoqëritë e sigurimeve tregtuan ‘nën dorë’ polica me një çmim prej rreth 14,000 lekësh.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, por edhe nga vetë shoqëritë e sigurimit tregojnë për një ecuri gati pa ndryshime gjatë periudhës janar – korrik 2016, për të vazhduar më pas me një trend në rritje që vazhdoi deri në dhjetor.

Këto luhatje e çmimeve do të mund të parandalohej nëse do të ishte miratuar me kohë ligji për sigurimin e detyrueshëm në transport dhe me funksionimin e sistemit Bonus–Malus. Aplikimi i këtij sistemi do të krijonte mundësinë që Autoriteti i Konkurrencës të mund të identifikonte dhe të provonte qartazi sjelljen antikonkurruese të shoqërive në treg dhe kjo do të ulte mundësinë e interpretimeve të ndryshme nga ana e Gjykatës së Faktit e të provës për sjelljen e koordinuara midis shoqërive.

Në disa raste, të paktën në katër vitet e fundit edhe Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar tregun. E megjithatë disiplinimi i këtij segmenti tregu duket se po vonon.

cmimet e tpl-ve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button