Home / Rajoni / Maqedonia / BDI-ja do t’i fillojë sot konsultimet për dokumentin e pranuar nga LSDM-ja

BDI-ja do t’i fillojë sot konsultimet për dokumentin e pranuar nga LSDM-ja

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do t’i fillojë sot konsultimet me partitë tjera politike për dokumentin e pranuar nga ana e LSDM-së, si kusht për koalicion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja thotë se nuk ka vënë afat për se deri kur duhet që të deklarohet BDI-ja për dokumentin dhe se nuk pret vërejtje në këtë drejtim. Megjithatë, ende nuk bëhet e ditur se çfarë përmban dokumenti.

Qëllimi i parë është sigurimi i nënshkrimeve dhe marrja e mandatit nga kryetari Gjorge Ivanov, e më pastaj LSDM-ja do të publikojë edhe përmbajtjen e dokumentit në fjalë.

Në lidhje me konsultimet e BDI-së, Aleanca për Shqiptarët ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë se sot do të takohen me BDI-në.

Leave a Reply

%d bloggers like this: