Kosova

Mediet ruse: Shqipëria do padisë Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

Gazeta ruse “Sputink” ka shkruar se vizita e William Walker në Kosovë nuk ishte aspak e rastësishme, pasi sipas kësaj gazeta, Walker ka dëshmuar për vrasjen masive të civilëve shqiptarë nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe vrasjen e qytetarëve serbë të Kosovës.

“Por Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për shkak se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara”, shrkuan gazeta, e cila shton se meqë Kosova nuk mund të ngrejë padi kundër Serbisë për shkak të mos antarësimit të saj në OKB, padinë mund ta ngrejë Shqipëria.

Gazeta ruse Sputnik shkruan se 57 fletarrestet për serbët që dyshohen se kanë kryer krime kundër civilëve në Gjakovë, Reçak dhe Drenicë, janë pjesë e një plani më të gjerë të Hashim Thaçit, i cili nuk ka hequr dorë nga ideja që Serbia duhet paditur për gjenocid në Kosovë.

Po ashtu, gazeta shkruan se Prishtina ka angazhuar një ekip ekspertësh ligjorë dhe se Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë do të përdoret si trampolinë për qëllimet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button