Home / Parlamentare / Rama mungon në Kuvend, Paloka: Po takon miqtë e tij kriminelë

Rama mungon në Kuvend, Paloka: Po takon miqtë e tij kriminelë

Kryeministri Edi Rama ka munguar edhe këtë të enjte në seancën parlamentare, gjë që ka shkaktuar reagimin e ashpër të opozitës.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka i është drejtuar nënkryetares Valentina Leskaj me pyetjen se ku është kryeministri.

“Mos ka shkuar për qokë te “Hakmarrja për Drejtësi”? Ka shkuar të takojë mikun e tij Shullazin në spital? Apo ka ikur të ngushëllojë Armando Prengën”, ka thënë Paloka.

Këtyre pyetjeve Leskaj u është përgjigjur duke thënë: “Kryeministri ndodhet në krye të punëve në vend”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: