Home / Bota / Amerika / Ish guvernatori i Virxhinias gjendet fajtor për korrupsion

Ish guvernatori i Virxhinias gjendet fajtor për korrupsion

Ish-guvernatori i Virginias Bob McDonnell dhe bashkëshortja e tij mund të dënohen me disa dekada burg, pasi një gjykatë mori vendimin të enjten se çifti kishte marrë rryshfete nga një biznesmen.

mcdoneill

Zoti McDonnell u gjet fajtor për 11 akuza korrupsioni, pasi kishte pranuar rroba luksoze dhe udhëtime në këmbim të promovimit të një kompanie farmaceutike për prodhimin e vitaminave.

Gruaja e tij u gjet fajtore për 9 akuza të ngjashme. Dikur një yll në rritje i Partisë Republikane, McDonnell u zgjodh guvernator i Virginias në vitin 2010 dhe qëndroi në atë post deri në janar, kur ndaj tij u ngrit aktpadia.

60-vjeçari dhe gruaja e tij Maureen kanë pranuar rryshfete me vlerën e 177 mijë dollarëve nga ekzekutivi i uzinës farmaceutike Jonnie Williams. Mes dhuratave janë një fustan që kushton 11 mijë dollarë, i firmës Oscar de la Renta dhe një tjetër prej rreth 6 mijë dollarësh, i firmës Louis Vuitton.

Biznesmeni Williams po ashtu i kishte dhënë politikanit të pandershëm një orë të markës Rolex, ku ishin gdhendur fjalët “guvernatori i 71të i Virginias.”

McDonnell e pagoi një pjesë të shumës, por kjo nuk i pengoi prokurorët ta vazhdonin procesin e filluar ndaj tij.

Çifti do të dënohet në janar të vitit 2015. Secili prej tyre përballet me deri 30 vjet burgim për shumicën e akuzave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.