Ekonomia

Qeveria, 1.6 mld lekë fonde për fermerët

Qeveria ka miratuar vendimin që përcakton skemat e shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi gjatë këtij viti. Në krahasim më një vit më parë, fondi i vënë në dispozicion është zvogëluar nga 1.9 miliardë lekë, në 1.6 miliardë lekë.

Ndërsa skema është e njëjtë me atë të një viti më parë dhe së shpejti pritet të dalë edhe udhëzimi përkatës që përcakton kriteret e sakta.

Kështu, sipas vendimit të qeverisë, fondi do të shkojë për investimet për rritjen e konkurrencës së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut, përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve, prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura; mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës; furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale; nxitjen e investimeve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve; rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara; nxitjen e formalizimit, kooperimit dhe organizimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

Projektet fituese do të përzgjidhen në bazë të hartës së rajonizimit të miratuar nga Ministria e Bujqësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button