Home / Te ndryshme / 5 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë në rrjetet sociale

5 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë në rrjetet sociale

Në këto ditë është e vështirë , që të dallosh gjërat që publikon online dhe ndërkohë prezantimi jonë me botën është shumë më i rëndësishëm se kurrë.

Është e vështirë të gjeni një punëdhënës, nëse nuk keni hedhur të dhënat tuaja në internet. Kështu që gjithçka që poston në “Instagram”, “Twitter” dhe “Facebook” kanë pasoja të rënda.

Sidomos në mediat sociale , ku ju shprehni mendimet përmes statuseve, sepse një gabim i vetëm mund t’ju dëmtojë rëndë karrierën.

Ja 5 gjërat për të cilat nuk duhet të shkruani kurrë:

1.Mos thoni opinionin tuaj për diçka në të cilën nuk jeni informuar më herët.

2.Mos bëni shaka “pa kripë”.

Ju kujtohet ajo vajza që tha se, shpresonte të mos merrte SIDA kur të ikte në Afrikë? Jo vetëm që humbi punën dhe shkatërroi karrierën, por të gjithë jetën pasi statusi u bë viral. Thojani të paktën 5 personave shakanë për të verifikuar se nuk mund të keqinterpretohet dhe të bëhet viral në mënyrë negative.

3.Mos shkruani për asnjë lloj urrejtjeje.

Postimet tuaja në “Twitter” mund të gjenden në “Google”, kështu që nuk do të ishte mirë që punëdhënësi juaj të lexoj një seri statusesh, ku ndiheni të nevrikosur.

4.Mos shkruani statuse për hakmarrje. Është më mirë të mos shkruani përbuzjen tuaj për ish-in. Hakmarrja në mediat sociale duket si një mënyrë e çuditshme , për t’u qarë dhe për të kërkuar ndihmë, gjë që i bën të tjerët të mos ndihen komod.

5.Mos përmendni asgjë për punën tuaj. Edhe nëse statusi juaj mund të jetë: “Unë e dua punën time!”. Thjesht, mos e bëni këtë!

Leave a Reply

%d bloggers like this: