roze

Paris përgatitet për rikthim në Nju Jork

parisiNgado që udhëton, Paris Hilton është një nga ato femra, të cilat nuk kanë përse të kenë ndrojë të ekspozojnë trupin e tyre ndaj të gjithë botës. Madje, pse jo, një figurë për t’u pasur zili…

Mëngjesin e së premtes, 33-vjeçarja personalitet shoqëror përfitoi nga një pushim për banjo dielli për të publikuar sërish disa foto me bikini, për të gjithë fansat e saj të çmendur.

Në këto foto, Paris shfaq trupin e saj me linja të admirueshme, barkun e sheshtë dhe krahë të tonifikuara, ndërsa bikini i saj i bardhë ishte qendisur me lule në pjesën e sipërme të trupit.

Flokët e saj të gjata, bionde, i binin mbi pjesën e përparme të trupit, ndërsa në sy mbante një palë syze në formë zemre. Duke pozuar nga një cep i ballkonit me pamje nga deti, Paris shihet e rrethuar nga një qiell i kaltër dhe varka të shumta në ujrat e mrekullueshëm të Ibizas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button