Home / Ekonomia / Ballkani me treg të përbashkët? Hahn: Krijohen 80 mijë vende pune

Ballkani me treg të përbashkët? Hahn: Krijohen 80 mijë vende pune

Në Samitin e Sarajevës, Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar gjerësisht krijimin e një tregu të përbashkët, me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe forcimin e ekonomive rajonale.

Pas takimit që zgjati për afro 3 orë, në konferencën e mbajtur për mediat, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se nëse do të ketë vullnet të fortë për zbatimin e këtij projekti, në rajon mund të gjenerohen 80 mijë vende të reja pune.

Tregun e përbashkët për Ballkanin perëndimor, Hahn e cilësoi si bazën kryesore për anëtarësimin e këtyre shteteve në BE.

Hahn gjithashtu propozoi heqjen e pengesave të qarkullimit të mallrave dhe kapitalit.

Eurokomisioneri beri thirrje për bashkëpunim mes vendeve te rajonit.

“Ne po takohemi në këtë Samit ndërsa disa nga vendet tuaja po përballen me kriza të brendshme politike, disa prej të cilave po përballen edhe me tensione etnike.

Nga ana tjetër po përballemi me ndërhyrjet e Lindjes teksa ende nuk është e qartë politika e SHBA në këtë rajon.

BE e kupton situatën jo të qetë në rajon. Shefja e politikës së jashtme vizitoi shtetet e Ballkanit Perëndimor një javë më parë për të dhënë mesazhin e qartë se ne jemi me ju, për më tepër edhe mbledhja e Këshillit të Europës konfirmoi të ardhmen tuaj europiane.

Mesazhi im sot është i qartë, përdoreni këtë dritare mundësie jo vetëm si shtete më vete por si një rajon i vetëm. Tensionet nuk kane sjellin asgjë pozitive”, u shpreh Hahn në samit.

Në takimin e kryeministrave në Sarajevë me mikpritësin Denis Zvizdiç, marrin pjesë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i Shqipërisë Edi Rama, i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Kosovës Isa Mustafa, ndërkohë që Maqedoninë e përfaqëson kryeministri teknik Emil Dimitriev.

One comment

  1. Tregu i perbashket ne Ballkan i konvenon me se shumti Serbise e cila edhe si ide eshte e vet kryeministrit te Serbise ndersa me paku i konvenon Kosoves e cila nuk prodhon pothuajse asgje .

Leave a Reply

%d bloggers like this: