Home / Bota / Letra e senatorëve për ndikimin e Sorosit në Ballkan, ish analisti i CIA-s: Hetimi, gjueti shtrigash

Letra e senatorëve për ndikimin e Sorosit në Ballkan, ish analisti i CIA-s: Hetimi, gjueti shtrigash

Letra e dërguar nga gjashtë senatorë amerikanë për Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson me kërkesën për t’u hetuar ndërhyrja e administratës së mëparshme në punët  e brendshme të disa shteteve të tjera, si Maqedonia dhe Shqipëria, mund të nxisë një gjueti të vërtetë politike shtrigash.

Paralajmerimi vjen nga një ish-agjent i CIA-s, i cili ka shërbyer në Siri, John Kiriakou . “Ky më shumë është shënjestrim i grupeve të caktuara, politika e të cilëve nuk u vjen për shtat senatorëve firmëtarë”, thotë ai.

Të martën, 6 ligjvënësit e drejtuar nga Mike Lee i bënë thirrje kryediplomatit të hetojë organizmat politike financuese amerikane në vende të tjera, duke përfshirë këtu dhe organizatën e mbështetur nga George Soros, Shoqëria e Hapur.

Ata përmendin raporte për diplomatë që mbajnë krahun e favoritëve politikë, USAID-i që financon aktivistë politikë ekstremë e ndonjëherë edhe të dhunshëm dhe qeveria amerikane që punon për të margjinalizuar të moderuarit dhe konservatorët në rolet e lidershipit, thotë Lee, duke shtuar se kjo sjellje është e papranueshme dhe duhet të ndalojë menjëherë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: