Politika

“Kanabisi, policia të mos bëjë spektakël, problemi nuk është LSI-ja, por oligarkia”

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar policisë së shtetit të mos bëjë spektakël, por të angazhohet më shumë në luftën kundër trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike në vend.

“Shqipëria nuk mund të jetë më vend i kanabisit, apo i vend i kanabizuar,” tha Luan Rama, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, në një konferencë për shtyp, një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit  publikoi një raport mbi përhapjen e kanabisit në vend.

Nëse fola sot dhe apeloj për një reflektim të përgjegjshëm dhe të menjëhershëm për t’iu përgjigjur me veprim konkret shqetësimit të partnerëve tanë ndërkombëtar që ka të bëjë me atë çfarë është ngjarje e ditës sot dhe për të cilën unë jam në konferencë shtypi, pra luftën kundër trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, edhe kjo është një shenjë e përgjegjshmërisë tonë në qeverisje,” tha ai duke komentuar qëndrimet e LSI-së.

Sa i përket shqetësimit të madh të kanabizimit të vendit, qëndrimi i LSI ka qenë institucional. Ne e kemi bërë prezent këtë shqetësim në të gjitha nivelet. Ka qenë politik, qytetar dhe inkurajues. Për këtë arsye jam këtu për të kërkuar atë gjë që e kemi detyrim kushtetues e ligjor. Fakti që Shqipëria u identifikua si vend i kanabizuar, fakti që Departamenti i Shtetit e rikonfirmon këtë, do të thotë që më e pakta, ka munguar efiçenca e zbatimit të ligjit. Ndaj insistoj që reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, konkret, nga të gjitha organet e zbatimit të ligjit, me në krye qeverinë e Shqipërisë.

Problemi nuk është LSI-ja, por oligarkia. Oligarki në ekonomi, oligarki në koncesione, oligarki në krim,” tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button