Home / Te ndryshme / 10 gjëra që nuk i dini për Francën

10 gjëra që nuk i dini për Francën

Franca është vendi më i vizituar nga turistët në botë, me rreth 83 milion turistë në vit. Por e dini se në Francë mund të martoheni me një njeri të vdekur? Dhe se deri në vitin 2013 gratë ndaloheshin të vishnin pantallona. Nëse nuk thoni faleminderit kafeja juaj mund të kushtojë më shumë. Dhe çfarë thanë parisienët kur u ndërtua Kulla Eiffel? Lexoni 10 kuriozitete për Francën:

TURISTËT. Franca është vendi më i vizituar në botë, me 84.7 milionë turistë vetëm në vitin 2013.

ÇFARË ORE ËSHTË NË…?

 

Franca ka 12 zona kohore, më shumë se çdo vend tjetër. Kjo për shkak se territoret e jashtme të Francës, nga Guiana tek Polinezi secila ka një zonë të ndryshme kohore.

PAS VDEKJES

3

Në Francë mund të martohesh me një person të vdekur. Kjo ishte një praktikë e ndjekur gjatë Luftës së Parë Botërore, kur femrat martoheshin me të dashurit e tyre ushtarë të vrarë në betejë. Në vitin 1950, qeveria franceze e hoqi këtë ligj.

BOLLËKU NË USHQIM

4

Franca është i vetmi vend europian që është i bollshëm në aspektin e bazës së prodhimit të ushqimit. Arrin të prodhojë rreth 22% të të gjitha drithërave në Europë.

KULLA EIFFEL

5

E ndërtuar për Ekspozitën Botërore në 1889, Kulla Eiffel nuk u pëlqeu parisienëve, që toleruan premtimin se do të shkatërrohet në vitin 1909. E shpëtoi fakti se në krye të saj ishte antena e nevojshme për radion.

KONDOMË NË SHKOLLË

6

Sipas një rregulloreje në vitin 2006, shkollat franceze duhet të kishin makineri që shpërndajnë prezervativë. Sipas të përditshmes USA Today, 96% e shkollave duhet ta kishin. Por shoqatat kundër Aids, thanë që prezervativët të dilnin falas, sepse pagesa nuk do i inkurajonte nxënësit t’i përdornin.

TË NDALUAR PANTALLONAT PËR FEMRAT

7

Në vitin 2013 qeveria franceze tërhoqi më në fund ligjin që ndalonte gratë të vishnin pantallona, ligj i vendosur në 1799. Edhe pse pak i përdorur ministria e hoqi këtë ligj, sepse ishte i papajtueshëm me parimet e barazisë mes burrave dhe grave. Ky ligj lindi në kohën e Revolucionit francez.

INOVATORË

8

Në vitin 1978 francezët provuan për herë të parë internetin, përpara se gjithë të tjerët. Një rrjet shërbimesh i quajtur MiniTel, që i lejonte përdoruesit e saj të bënin blerje online, si dhe kishte motorë kërkimi të ngjashëm me Google.

GIJOTINA

9

I pari që u vendos në gijotinë dhe u dënua me prerje koke, pas ardhjes së revolucionit francez nuk ishte Mbreti Luis XVI, por një i dënuar për vrasje dhe vjedhje, Nicolas Pelletier. Ekzekutimi i fundit u bë më 1977 dhe pas kësaj gijotina ishte vendosur në një papafingo deri në vitin 1981, kur Franca shfuqizoi dënimin me vdekje.

FALEMINDERIT

paris-pavement-cafe

Ka disa lokale në Francë ku nëse nuk thua “përshëndetje” dhe “ju lutem” kafeja juaj kushton më shtrenjtë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: