Home / Ekonomia / Çfarë ndodhi me lekun? BSH shpjegon pse erdhi mbiçmimi i monedhës tonë

Çfarë ndodhi me lekun? BSH shpjegon pse erdhi mbiçmimi i monedhës tonë

Leku ka ndjekur ecuri mbiçmuese gjatë vitit 2016. Monedha vendase ka shfaqur ecuri mbiçmuese kundrejt monedhave të vendeve partnere gjatë vitit 2016. Kursi euro/lek rezultoi mesatarisht 137.4 gjatë këtij viti, me një mbiçmim vjetor prej 1.7%. Ky mbiçmim u diktua nga rritja e ofertës së valutës, analizoi Banka e Shqipërisë për zhvillimet në kursin e këmbimit me 2016.

Përveç kësaj, kursi euro/lek në tregun vendas ka pasqyruar gjithashtu një pjesë të dinamikës së kursit euro/usd në tregun ndërkombëtar, vlerëson Banka, raporton Monitor.

Kështu, forcimi i dollarit amerikan në tregun ndërkombëtar, është reflektuar vetëm pjesërisht në kursin usd/lek, duke ndikuar në nënçmimin e monedhës evropiane kundrejt lekut.

Sipas Bankës së Shqipërisë përgjithësisht, ecuria e kursit usd/eur në tregjet ndërkombëtare reflektohet kryesisht në kursin Dollar/lek në vend.

Ndryshimet vjetore të vlerës së usd në lekë në tregun vendas janë pranë atyre të vlerës së usd në euro në tregun ndërkombëtar. Në vitet 2013-2015, diferenca mes tyre është 0.1pp. Në vitin 2016, kjo diferencë është rritur në 1.7 pikë përqindje.

Kursi USD/lek rezultoi mesatarisht 124.1 gjatë vitit 2016, me një mbiçmim të lekut prej 1.4%. Në tregun ndërkombëtar, monedha e gjelbër u mbiçmua mesatarisht me 0.3% kundrejt monedhës evropiane.

Leku është mbiçmuar gjithashtu edhe kundrejt monedhave të dy vendeve të tjera partnere tregtare, renminbisë kineze dhe lirës turke. Kjo ecuri ka reflektuar më së shumti nënçmimin e fortë të këtyre dy monedhave kundrejt dollarit amerikan.

Sipas matjeve efektive, leku shënoi një mbiçmim mesatar vjetor prej 3.2% në terma nominalë dhe prej 3.7% në terma realë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.