Kronika

Itali, nëna merr fëmijën; babai shqiptar nis betejë ligjore

Do të shqyrtohet pranë Prokurorisë së Firences rasti flagrant i një nëne shqiptare, që pa lejen dhe aprovimin e ish-bashkëshortit është transferuar me vajzën dhjetëvjeçare nga Italia në Angli.

Lulzim Karaj, emigrant shqiptar me banim prej vitesh në Itali e tanimë edhe me nenshtetesi italiane, që në mes të muajit mars kur është kthyer nga një udhëtim në atdhe, nuk ka mundur të shohë fëmijën e tij.

Çifti shqiptar, i martuar në vitin 1997 dhe i ndarë ne 2012 pas një sërë problemesh të pazgjidhshme, dukej se kishte gjetur një lloj ekuilibri deri përpara pak kohësh.

Avokati Darien Levani, që po ndjek rastin, deklaron për Top Channel se çështja është në shqyrtim në Itali e Angli dhe se ai i është drejtuar edhe Dipartimentit të Drejtësisë për të miturit pranë Farnesinës, Ministrisë së Jashtme italiane.

Akuza për nënën e së miturës është: marrje e padrejtë e fëmijës, shkelje që dënohet penalisht.

Raste të ngjashme që prekin emigrantë po bëhen gjithnjë e më të shumta e shqetësuese, por shpesh herë, për fat të keq, ato kalojnë në heshtje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button