Home / Parlamentare / Rama ashpërson tonet: Kush mbështet tezën e PD është i paguar

Rama ashpërson tonet: Kush mbështet tezën e PD është i paguar

Kam dy ditë që pres vendin dhe orën, hajdeni ulemi dialogojmë”

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qëndrimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të zhvillohen. Sipas tij, këto janë përpjekje të paguara.

Kreu i qeverisë doli në foltoren e parlamentit tejet i tensionuar nga ku u shpreh: “Përpjekja për t’u thënë shqiptarëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është përpjekje e sponsorizuar, e paguar në dorë apo nëndorë, me para apo me peshqeshe, për të treguar që në thelbin e vet është qesharak”.

“Këta thonë zgjedhjet i ka policia. Policia nuk bën zgjedhjet, i bën administrata zgjedhore dhe sa për KQZ le ta marrin të gjithë…”, tha më tej Rama.

“Partitë konkurojnë qofshin bashkë, qofshin në aleancë, qofshin vetëm”, u shpreh më Kryeministri nga foltorja e parlamentit.

Kujtojmë se në seancë është vetëm PS dhe dy deputetët e larguar prej saj, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: