Home / Ekonomia / Ervin Koçi emërohet në krye të AMF-së

Ervin Koçi emërohet në krye të AMF-së

Parlamentoi votoi me 71 vota, 2 kundër dhe 3 abstenime, propozimin e qeverisë për emërimin në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të zotit Ervin Koçi.

Më herët në mëngjes kandidatura e tij u miratua nga komisioni i ekonomisë. Zoti Koçi dha dorëheqjen si deputet i Partisë Socialiste pak javë më parë.

Ai ka qënë i zgjedhur për dy legjislatura në qarkun Fier, ndërkohë që ka qënë anëtar i komisionit parlamentar të ekonomise.

Kandidatura e Ervin Koçit vjen pas shkarkimit nga Kuvendi të ish drejtores ekzekutive të AMF-së, Enkelejda Shehi. Drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare është njëkohësisht edhe anëtar i bordit të këtij institucioni dhe ka një mandat 5 vjeçar.

AMF monitoron të gjithë tregun financiar jo bankar në vend, që nga sigurimet, pensionet private deri tek fondet e investimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.