Home / Sporti / Superkupa në basketboll, sherr masiv mes tifozerive. Shtyhet Tirana-Vllaznia

Superkupa në basketboll, sherr masiv mes tifozerive. Shtyhet Tirana-Vllaznia

Ndeshja e Superkupës së Shqipërisë në basketbollin e meshkujve, më 6 prill, mes Tiranës dhe Vllaznisë, më shumë sesa rezultati i pritshëm mori vëmendjen për sherrin masiv mes tifozëve kryeqytetas dhe atyre të ardhur për të mbështetur skuadrën shkodrane.
Përballja që vendoste trofeun prestigjioz mes bardhebluve dhe kuqebluve regjistroi përplasje mes mbështetësve, para nisjes së finales.
Përplasjet degjeneruan në dhunë dhe goditje me mjete të forta në parketin e stadiumit dhe u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën. Në tribunat respektive fluturuan flakadanë dhe më pas fusha u pushtua nga tifozët.
Tifozët u konfliktuan me mjete të forta edhe në rrugën para hyrjes së Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Nga sherri u plagosën disa persona dhe pati dëme materiale. Ndeshja e Superkupës u shty nga Federata për shkak të kaosit të krijuar, me Vllazninë që nuk pranoi të zhvillojë finalen nga dhuna që pushtoi parketin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: