Ekonomia

Deklarata tatimore e individëve, ja 15 dokumentet që duhet të ruani

Teksa individët me të ardhura mbi 2,000,000  lekë në vit janë në kulm të plotësimit të individuale Vjetore të Ardhurave për vitin 2016, Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të 15 dokumentet që kjo kategori përsonash duhet të ruajë.

Për çdo të ardhur dhe shpenzim të deklaruar në Deklaratën individuale Vjetore të te Ardhurave, individi tatimpagues në rast të një kërkese nga organit tatimor, duhet t’i paraqesë të këtij të fundit, dokumentacionin, si më poshtë:

Për të ardhurat

-Për të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, vërtetim nga punëdhënësi mbi të ardhurat vjetore dhe tatimet e mbajtura mbi pagën.

-Për të ardhurat bruto nga dividendi për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit, kopje të vendimit të asamblesë së ortakëve apo aksionarëve për miratimin e rezultatit financiar dhe destinimin e fitimit.

-Për të ardhurat bruto nga qiraja kopje të kontratës së qirasë dhe të dokumentit që vërteton pagesën e tatimit mbi të ardhurat nga qiraja.

-Për të ardhurat bruto dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit, një kopje të kontratës dhe të dokumentit që vërteton pagesën e tatimit mbi fitimin kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

-Për të ardhurat bruto nga interesat bankarë, dokumentin bankar që vërteton këto të ardhura.

-Për fitimin kapital neto, të krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme, kopje të kontratës së investimit dhe mandatpagesës së tatimit.

-Për shumat bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit, kopje të vërtetimit të organizatorit të lojërave të fatit apo lotarisë, për fitimin e shumës së fituar të parave dhe kopje të mandatpagesës nga organizatori të tatimit në burim, si diferencë midis shumës së fituar dhe shumës së luajtur nga lojtari.

-Për të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike, kopje të licencave/lejeve dhe mandatpagesës së tatimit në burim.

-Për fitimin kapital nga dhurimi, kopje të dokumenteve vërtetuese për justifikimin e origjinës së të ardhurave dhe mandatpagesës së tatimit të paguar.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, çdo dokument vërtetues për justifikimin e origjinës së të ardhurave dhe tatimit të paguar.

-Për të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart, çdo dokument që justifikon realizimin e të ardhurave.

Për shpenzimet

-Për shumat e interesit bankar të kredisë të marra për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, kopje të kontratës me bankën, ku të jetë e specifikuar se kredia e marrë është për shkollim, si dhe kopje të mandatpagesave të interesave bankarë të paguar gjatë vitit.

-Për justifikimin e shpenzimeve të zbritshme për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, kopje të faturave dhe të mandatpagesave të bëra për mjekim në institucionet shëndetësore deri në shumën e përcaktuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 94, datë 9.2.2011.

-Në rastin e plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari ose bashkëshortja, deklaratës i bashkëlidhet kopja e certifikatës familjare, lëshuar nga zyrat e gjendjes civile në vitin e plotësimit të deklaratës.

-Të dhënat dhe informacioni financiar e kontabël ruhen nga tatimpaguesi, për të paktën 5 vjet, duke filluar nga fundi i vitit tatimor, të cilit i përkasin dokumentet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button