Home / Kronika / Durrës: Vrasje për pronën, ndalohen tre të dyshuar, vëllezërit Konomi dhe dhëndri Kurti

Durrës: Vrasje për pronën, ndalohen tre të dyshuar, vëllezërit Konomi dhe dhëndri Kurti

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e së martës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rrugën Tregtare, në bulevardin “Epidamn” të qytetit.
Pronari i një dyqani ushqimor, shtetasi 58-vjeçar Agim Arapi vdiq pas një përleshjeje fizike me pronarët e një picerie që ndodhet pranë dyqanit të tij. Policia ka identifikuar dhe arrestuar si autorë të dyshuar dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe Jurgen Kurtin, dhëndrrin e Kostandinit.
Tre të dyshuarit të përfshirë në një konflikt pronësie me Arapin kanë shkuar në dyqanin e tij, ku ka ndodhur dhe sherri. Sipas policisë, gjatë përleshjes palët e kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe viktima ka marrë plagë në kokë. Ndonëse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kapur tre të dyshuarit. Vëllezërit Ekonomi banojnë në të njëjtin pallat, në katin e parë të të cilit viktima kishte hapur së fundmi aktivitetin e tij tregtar, në një objekt të marrë me qira. Pretendimet mbi pronësinë e dyqanit duket se kanë qenë në qendër të konfliktit mes palëve.
Mes të dyshuarve për këtë krim, policia ka një emër të njohur për të dhe opinionin publik, Jurgen Kurtin. Ai një vit më parë u akuzua se kishte vrarë të atin pas një konflikti në familje në Tiranë, por më pas, përgjegjësinë e krimit e mori daja i Jurgenit, Leonard Ristani, ndërsa Jurgeni u la sërish i lirë.
Ndonëse policia ka ndaluar tre personat e dyshuar, ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes dhe përgjegjësia e secilit të implikuar në këtë krim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: