Home / Politika / Kryeministri Edi Rama mbërrin në Pekin

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Pekin

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërriti në Pekin sot në mëngjes, duke filluar vizitën e tij në Kinë.

rama

 

Ai dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit nga Chen Guo You, zv-drejtor i Europës në Ministrisë e Jashtme.

rama 1

rama 2

Ai pritet të drejtojë të mërkurën, sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore. Duke folur me gazetarët, Rama tha para nisjes se janë hapur kanalet e komunikimit me qeverinë kineze për disa projekte.

rama 3

rama 4

“Do të vazhdojë axhendën e parashikuar për të zhvilluar një vizitë në Kinë, ku bashkë me kryeministrin kinez do të diskutojmë mbi disa projekte për Shqipërinë”, theksoi Rama. Rama po ashtu ditën e enjte do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it.

Leave a Reply

%d bloggers like this: