Home / Sporti / Ronaldo nxjerr Bayernin jashtë Champions

Ronaldo nxjerr Bayernin jashtë Champions

Cristiano Ronaldo dërgon Realin në gjysmëfinale të Champions League dhe Bayern-in jashtë këtij kompeticioni.

Bayerni triumfoi në kohën e rregullt duke fituar me të njëjtin rezultat 2-1 që Reali fitoi në “Allianz Arena” dhe u nevojitën 30 minutat e shtesës për të vendosur skuadrën e kualifikuar për më tej. Lewandowski dhe autogoli i Sergio Ramos, për Bayernin, si dhe Ronaldo për madrilenët, ishin autorët e golave për 90 minutëshin e kohës së rregullt.

Shtesat Bayern i nisi me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq, të marrë nga Vidal, në minutën e 84’.Ylli portugez i madrilenëve mori në dorë fatet e kualifikimit duke shënuar dy herë në shtesë, në minutat 105 dhe 110, ndërsa Asensio në të 112-ën, shënoi golin që vulosi rezultatin final, 4-2.

Kështu Real Madrid vazhdon më tej, në gjysmë-finalet e kompeticionit, me rezultatin e përgjithshëm 6-3, duke u konfirmuar si një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut. Nga ana tjetër, bavarezët  e Ancelottit duhet të presin një tjetër vit, për të tentuar të fitojnë Champions-in.

Leave a Reply

%d bloggers like this: