Kronika

Veliaj prezanton portalin e transparencës

Bashkia e Tiranës ndërmerr një tjetër hap drejt përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjes së transparencës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi sot projektin “Open Data”, një portal i transparencës për Bashkinë e Tiranës, ku të gjithë qytetarët do të mund të gjejnë të dhëna të ndryshme për punët dhe investimet që kryhen në qytet.

Në prezantimin e projektit, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi këtë nismë duke u shprehur se Bashkia vijon që të jetë e para në rritjen e transparencës me qytetarët. Veliaj theksoi se informacioni nuk duhet të konsiderohet si një monopol, por si një mjet për të qenë i aksesueshëm dhe i dobishëm.

“Unë nuk besoj se do vijë ndonjë dëm, bashkisë, patjetër që do i shtohet vështrimi mikroskopi mbi punët e bashkisë, por më shumë se kaq do shtohet bashkëpunimi qytetar apo i aktorëve dhe i aktivistëve të tjerë mbi idetë brilante që mund të lindin vetëm nga statistikat që ne kemi”, tha Velia.  Kreu i Bashkisë deklaroi se rritja e transparancës do të ndikojë drejtpërdrejt dhe në uljen e kostove.

“Jo vetëm nuk do të shtojë kostot, por transparenca do të ulë kostot sepse do të na bëjë së pari më të ndjeshëm ndaj publikut që ka gjithë këtë informacion. Dhe së dyti besoj se dhe planifikuesit tanë do t’i bëjë shumë herë më alertë të mënyrës se si ne i shpenzojmë paratë tona dhe të nikoqirllëkut që duhet të kemi në gjen të mënyrës se si ne konceptojmë gjithë punët publike”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button